Para fillimit të sezonit veror turistik do të intensifikohen aktivitetet në përgatitjen e rrjetit për kushte ndryshe atmosferike dhe rritjen e numrit të shfrytëzuesve, njoftohet nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS).
Siç theksohet, në territorin e Komunës së Ulqinit gjatë marsit dhe prillit do të bëhet remonti i katër nënstacioneve (TS Ulqin, TS Plazhi i Madh 1 dhe Plazhi i Madh 2, si dhe TS Katërkollë).
Shtohet se deri në qershor do të përfundojë riparimi dhe kontrolli i nënstacioneve të tjera.