CEDIS: FILLOI NDËRTIMI I NËNSTACIONIT NË ULQIN ME VLERË 2 MILION EURO

Rryma elektrike, StrujaSistemi malazez i elektroshpërndarjes ka filluar punimet në ndërtimin e nënstacionit 35/10kv “Ulqini i ri” vlera e përgjithshme e të cilit kap rreth dy milion euro.

Rëndësia infrastrukturore e nënstacionit të ri është veçanërisht e theksuar për shkak të trendit shumëvjeçar të rritjes së konsumatorëve dhe të konsumit të energjisë elektrike në zonën e komunës së Ulqinit, veçërisht gjatë sezonit turistik.

Me ndërtimin e objektit në mënyrë të drejtpërdrejtë përmirësohet cilësia e furnizimit me energji elektrike për 3073 konsumatorë nga zona e: Pinjeshit, Mëhallës së re, Meterizit, Ranës, Kalasë, si dhe hotelet Albatros, Mediteran dhe Hollegro. Po ashtu, furnizim më të mirë mund të presin edhe 5527 konsumatorë nga zona e ngushtë e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…