Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten dhe të premten, më 16 dhe 17 dhjetor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime:
të enjten:
- në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, Pistulla, Zogaj, Gaçi, Darza, Mali i Brisë, Shën Gjergji, Qyrkajt, Sutjeli, Brdhela, një pjesë e Kollomzës dhe Repetitori i Mozhurës;
të premten:
- në periudhën prej orës 8 deri në 14,00 – Katërkolla;
- në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, Pistulla, Zogaj, Gaçi, Darza, Mali i Brisë, Shën Gjergji, Qyrkajt, Sutjeli, Brdhela, një pjesë e Kollomzës dhe Repetitori i Mozhurës.