Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) për Portalin Ul-info njoftuan se të enjten, me 5 Prill, pa rrymë në periudhën prej orës 08 deri në 18 do të jetë Braticë naltë dhe poshtë.
Po ashtu, ne orarin prej ores 08 deri ne 15 pa energji elektrike do te jete pjesa e qytetit tek pazari.
Shtohet që numëratorët e ri elektronik të enjten do të vendosen në Kollomzë dhe Kodra.
Gjatë punimeve për vendosjen e numëratorëve të ri, objektet në të cilët bëhet vendosja do të furnizohen me energji elektrike prej orës 08 deri në 18. Informatat e hollësishme për orarin e kryerjes së punimeve konsumatorët mund ti marrin edhe nga skuadrat në terren.









