Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes CEDIS thanë për Portalin Ul-info se të enjten, me 5 qershor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime:
– në periudhën prej orës 08 deri në 09: Një pjesë e Shtojit nga Maxha kah Ada e Bunës, Reç dhe Kodra e Dakajve.
– në periudhën prej orës 08 deri në 08:30: Vendbanimi i Banjallukës, Femiq, qendra e Shtojit, Bregija dhe një pjesë e vendbanimit Maxho.
– në periudhën prej orës 08 deri në 11: Shtegvashë, Kravar, Sukubinë, Gjonza dhe Draginë.








