Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) për Portalin Ul-info është njoftuar se të enjten, me 23 nëntor, për shkak të punimeve të planifikuara, pa rrymë do të jenë:
– në periudhën prej orës 08:15 deri në 08:45 – Mëhalla e re kah Valdanosi.
– në periudhën prej orës 09 deri në 09:30 – një pjesë e rrugës Vido Matanoviq dhe 26 nëntori tek Prva Banka.
– në periudhën prej 09:45 deri në 10:15 – një pjesë e rrugës Vido Matanoviq tek ndërtesat ushtarake dhe rruga 7 korriku tek Karaulla.
– në periudhën prej orës 10:45 deri në 11:15 – rruga Vido Matanoviq dhe Belveder.
– në periudhën prej 8 deri në 14 – fshati Fraskanjel.