Për shkak të remontit vjetor të largpërçuesit 35 kv Kodra – Ulqin qytet, të enjten me 23 shkurt, në periudhën prej orës 8:30 e deri në ora 12, pa rrymë elektrike do të jetë tërë qyteti i Ulqinit, vendbanimet periferike dhe zonat rurale deri në Krruç dhe Shën Gjergj, njoftohet për Portalin Ul-info nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes.









