Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 14 dhe 15 shkurt, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
Të hënën:
- Në periudhën prej orës 08 deri në 13: Vendbanimi Ada (një pjesë e vendbanimit nga ura deri tek degëzimi)
Të martën:
- Në periudhën prej orës 08 deri në 13: vendbanimi Ada (një pjesë e vendbanimit nga ura deri tek degëzimi)
- Në periudhën prej orës 08 deri në 14:30: një pjesë e vendbanimit Brajshë, vendbanimi Kodra dhe Kollomza tek servisi “Millenium”.