Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 28 shkurt dhe 1 mars, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
të hënën:
- në periudhën prej orës 09 deri në 14:00: rruga “Cafo Begu”, një pjesë e Ranës, një pjesë e Meterizit tek SHF “Boshko Strugar”.
- në periudhën prej orës 08 deri në 14: vendbanimi Kaliman
- në periudhën prej orës 08 deri në 09: Kalimani, Brajsha, Rashtisha Poshtë, Curanajt, Rashtisha Naltë
- në periudhën prej orës 12 deri në 14: Kalimani, Brajsha, Rashtisha Poshtë, Curanajt, Rashtisha Naltë
- në periudhën prej orës 08 deri në 13:30: një pjesë e vendbanimit “Mëhalla e Re”, rruga “Voja Llakçeviqa”.
të martën:
- në periudhën prej orës 08:30 deri në 14:30: një pjesë e vendbanimit Gjiri i Krruçit
- në periudhën prej orës 08 deri në 14:30: vendbanimi pas Ndërtesave të Igmanit deri tek filiali i bankës CKB (deri tek marketi Idea).