Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 16 dhe 17 janar, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime:
- në periudhën prej ores 8 deri në 14,00 – pjesë e bulevardit Gjergj Kastrioti Skënderbeu (nga kafeneja Avanti deri te Stacioni i vjetër i autobusëve), pjesë e Krruçit pranë autostradës;
- në periudhën prej ores 8 deri në 15,00 – Zogaj, Darza, Mali i Brisë, Shën Gjergji, Qyrkajt, Sutjeli, Brdhela dhe Repetitori në Mozhur.