Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërdarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se ditët e ardhshme, pa energji elektrike, do të jenë vendbanimet:
Të hënën:
- në periudhën prej orës 08 deri në 13: Kodra, Kollomza, Pistulla, Gaçi, Zogajt, Mali i Brisë, Darza, Shën Gjergji, Kodra e Dakajve dhe Reçi – Ndërprerje të përkohshme.
- në periudhën prej orës 08 deri në 14:30: Një pjesë e vendbanimit Kodra tek servisi “Milenium” dhe një pjesë e Ranës – Prronit kah “Belavista”
- në periudhën prej orës 08 deri në 15: Një pjesë e Gjirit të Krruçit.
Të martën
- në periudhën prej orës 08 deri në 14:30: Një pjesë e vendbanimit Rana kah “Belavista”, një pjesë e vendbanimit Kodra tek servisi “Milenium”.
- në periudhën prej orës 08 deri në 15: një pjesë e Gjirit të Krruçit
- në periudhën prej orës 10:30 deri në 13:30: Shtoji naltë dhe Ada e Bunës.