Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) njoftuan Portalin Ul-info se të hënën, me 16 dhjetor, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
– në periudhën prej orës 08 deri në 16:30: Kravari Poshtë, Kravari Lartë, Nënshtegvashë, Amull, Fraskanjel, Gjonza, Draginë, Lisën Bore, Shtodër, Sukubinë.
– në periudhën prej orës 10 deri në 11:30: Gurorja në Gaç dhe Hoteli Albatros,
– në periudhën prej orës 11:30 deri në 12:30: hoteli Otrant,
– në periudhën prej 11:30 deri në 13: Kriporja.
– në periudhën prej 12:30 deri në 13:30: Plazhi i Madh, Port Milena
– në periudhën prej 13:30 deri në 15: hoteli Lido dhe Maximarket VOLI.
– në periudhën prej 15 deri në 16:30: hotel Belvi.