Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) njoftuan për Portalin Ul-info se të hënën, me 11 maj, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime:
– në periudhën prej orës 07:30 deri në 16: një pjesë e Totoshit, një pjesë e Malit të Bardh, Bratica, Salçi, Valdanosi, Mavriani, Krytha e Ulqinit, Krruçi, Gjiri i Krruçit dhe Krruçi Hija.
– në periudhën prej orës 08 deri në 15: Kosiqi poshtë, Milla lartë, Gaçi, Mali i Brisë, Mali i Brisë lartë, Zogajt, Darza, Shën Gjergji, Sutjeli, Qyrkajt, Reçi dhe Kodra e Dakajve.
– në periudhën prej orës 08 deri në 16:30: Ada e Bunës.