Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) njoftuan Portalin Ul-info se të marten, me 30 dhjetor, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
– në periudhën prej orës 08 deri në 15: fabrika e mobiljeve Kurti, Pistulla dhe një pjesë e vendbanimit Lima.
– në periudhën prej orës 08 deri në 16:30: Shasi, Selita, Amulli, Shtodra, Lisën Bore, Fraskanjeli, Gjonza, Dragina, Sukubina, Kravari Poshtë, Kravari Lartë dhe Shtegvasha.