Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) për Portalin Ul-info njoftuan se të martën, me 17 dhjetor, pa energji elektrike, në periudhën prej orës 08 deri në 16:30, do të jenë vendbanimet: Kravari Poshtë, Kravari Lartë, Shtegvasha, Amulli, Fraskanjeli, Gjonzat, Dragina, Lisën Bore, Shtodra dhe Sukubina.