Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) deklaruan për Portalin Ul-info se të martën, me 23 prill, pa energji elektrike, në periudhën prej orës 08:30 deri në 17, do të jenë këto vendbanime: një pjesë e Mëhallës së Re, Meterizi, Kalaja, një pjesë e Ranës deri tek Hollegroja, Hoteli “Mediteran” me rrethinë, Pinjeshi dhe rrethina e ndërtesave ushtarake.
Shtohet se në këtë periudhë në këto vendbanime do të ketë ndërprerje të alternuar e furnizimi me kohëzgjatje 30 minuta.