Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën dhe të enjten, më 1 dhe 2 qershor, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
të mërkurën:
- në periudhën prej orës 08 deri në 14:30: një pjesë e vendbanimit Gaç dhe rruga 28 dhjetori (një pjesë e rrugës tek ndërtesa e Stacionit të Zjarrfikësve)
të enjten:
- në periudhën prej orës 08 deri në 15: një pjesë e Qendrës së Kulturës, një pjesë e rrugës 28 dhjetori, ndërtesa e Qendrës së Sigurisë dhe i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Ulqinit.