Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) për Portalin Ul-info njoftohet se të mërkurën, me 20 maj, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
- në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00: një pjesë e qytetit tek tregu i gjelbër dhe një pjesë në drejtim të rrethrrotullimit – Mëhalla e Re.
- në periudhën prej orës 07:30 deri në 17:00: Krytha tek Durakët, Ura e Mërrkotit, Leskoci, Dabeziqët, Fusha e Mërrkotit, Kalimani i Vogël dhe Megjureçi.