Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, me 19 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 14:30, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Fusha e Ulqinit, Kodra, Bulevardi Teuta, Rruga Nënë Tereza, Gjerana, një pjesë e vendbanimit tek Port Milena dhe Plazhi i madh.









