Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime:
- Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli, Zogaj, Gaçi, Darza, Mali i Brisë, Shën Gjergji, Qyrkajt, Sutjeli, Brdhela, Kollomza;
- Në periudhën prej orës 8 deri në 11,00 – një pjesë e Fushës së Ulqinit dhe Gjeranave te megamarketi Solaris, në Bulevardin Teuta.