Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, me 19 tetor, pa energji elektrike në periudhën prej orës 08 deri në 14:45 do të jenë këto vendbanime: Gjonza, Dragina, Sukubina, Shtegvashë, Kravari naltë dhe poshtë, vendbanimi Kodra tek shtëpizat dhe një pjesë e vendbanimit Mëhalla e Re pas Foshnjores “Solidarnost”.









