Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, me 17 korrik, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
- në periudhën prej orës 08:00 deri në 12:00: Krytha e Ulqinit
- në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00: Ada e Bunës, një pjesë e vendbanimit në Adë – nga ura deri në grykë
- në periudhën prej orës 08:00 deri në 12:00: Shtoji Poshtë, tek hoteli Imperial
- në periudhën prej orës 07:30 deri në 15:00: Kravari Poshtë, Kravari Lartë dhe Shtegvashë.