Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 14 dhe 15 mars, pa energji elektrike do të jenë këto pjesë të qytetit:
të hënën:
- në periudhën nga ora 08 deri në 14:30: një pjesë e vendbanimit Krruç
- në periudhën prej orës 09 deri në 17: e tërë zona e Katërkollës
- në periudhën prej orës 10 deri në 13: i tërë Shtoji, Shën Gjergji dhe Ada e Bunës
të martën:
- në periudhën prej orës 08 deri në 14:30: një pjesë e vendbanimit Gjiri i Krruçit dhe një pjesë e vendbanimit Katërkollë (qendër).