Një koncert i muzikës klasike me titull “Mbrëmje evropiane” do të organizohet në Podgoricë nga Institucioni Publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së pakivace të Malit të Zi (CEKUM).
Në këtë spektakël do të marrin pjesë tenorët e mirënjohur Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali dhe sopranot Ardita Meni dhe Milica Raiçeviq.
Koncerti do të mbahet të enjten, më 12 dhjetor, me fillim nga ora 19:00 në Sallën e kongreseve të Godinës së vjetër të Qeverisë së Malit të Zi.