Me programin “Perlat e traditës dhe trashëgimisë së Ulqinit” Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicaven të Malit të Zi (CEKUM) vazhdon realizimin e manifestimit “Të gjithë ne jemi Mali i Zi – pasuria e diversitetit”.
Programi do të mbahet më 21 nëntor 2022 (e hënë) në hotelin “Mediteran” në Ulqin, me fillim nga ora 18:00.
Pjesëmarrës: sopranoja Gjylie Pelingu-Hoxha, Grupi “Marinarët”, sopranoja Hristina Dragoviq dhe “Duo Espressivo”, artistja vokale Eliza Markiq dhe SHKA “Olcinium”.
Aktorët Bashkim Alaj dhe Arjona Hajdinaga Resulani do të performojnë rrëfime skenike për traditën dhe trashëgiminë e Ulqinit.
Mysafir i programit është publicisti dhe kronisti nga Ulqini Ismet Karamanaga.
Programi muzikor realizohet në bashkëpunim me “Becovic management group”.