Në mbledhjen e Këshillit ndërkombëtar është pranuar propozimi që në regjistrin e UNESCO-së të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale, i njohur dhe me emërimin “Regjistri i kujtesës botërore” të “përfshihen dhe Udhërrëfimi” i udhëpërshkruesit otoman Evlia Çelebija, i shkruar në shekullin e 17. Në letërsinë botërore kjo vepër është pranuar si më e gjata dhe më e kompletuara në letërsinë botërore.
“Udhërrëfyesi” që ruhet në Stamboll, në bibliotekën e Sulejmanit në pallatin Topkan, jep shpjegime të detajuara të Perandorisë Osmane si dhe shpjegime piktoreske të gjithë vendeve të cilat ky udhëpërshkrues i ka vizituar gjatë 40 viteve udhëtim (1640-1680) në të gjithë anët e botës.
Evlija Çelebija ka vizituar Ulqinin në vitin 1662, në kohën e luftës së Kandisë. “Ulqini është qytet i fort dhe shumë i bukur”, shkruan ai dhe thekson që në atë kohë qyteti ishte dukëllëk (vojvodëllëk) dhe kadillëk në rangun e 150 akçi, apo që ka marr pjesë në qytetet me madhësi mesatare në Perandorinë Osmane