Celis Taflaj: SHEMBUJ QË NDJEK KAM DRAZHEN PETROVIQ DHE MAJKL XHORDAN

celis taflaj15 vjeçari nga Ulqini Celis Taflaj, basketbollist i gjatë 199 cm, i cili luan për skuadrën e Pistojes, qytet ky në regjionin italian Toskana, ka folur për Portalin Kosarka.me.

 

“Stërvitjet e basketbollit i kam filluar në moshën 9 vjeçare, ndërsa para basketbollit jam marrë me futboll. Babai më regjistroi në KB Ulqin ku edhe u dashurova me këtë sport. Të gjithë trajnerët të cilët më kanë stërvitur kanë dhënë kontributin e vet në përparimin tim. Idhujt e mi në basketboll janë Drazhen Petroviq dhe Majkl Xhordan, ndërsa ai jetësor – babai im”, tha Celis.

Ai tha edhe që do të dëshironte që vitet e ardhshme të bëhet anëtar i përhershëm i skuadrës së parë, ndërsa më vonë të luaj për ndonjë klub më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi