Ministria e ekonomisë ka njoftuar se në Mozhur kanë filluar punët përgatitëse për centralin me erë, ku investitor është kompania “Enemalta plc” nga Malta.
Punimet i kryen kompania nga Podgorica “Bemax”, deri sa pajisjet do t’i sjell “Siemens-i”.
Në këtë mal do të instalohen 23 gjeneratorë të cilët do të prodhojnë rrymë prej 46 megavat.
Vlera e përgjithshme e investimit është 65 milion euro.