Kontrata për ndërtimin e njërit nga centralet më të mëdha me diell në Evropë u nënshkrua në mes shtetit dhe konsorciumit të cilin e përbëjnë Elektroekonomia e Malit të Zi, Fortumi finlandez dhe një nga kontraktuesit më të mëdhenj EPC në këtë fushë “Sterling and Willson”.
Me kontratë është paraparë ndërtimi i centralit me erë në Mal të Brisë me fuqi 250 megavat. “Ndryshimet aktuale të Planit Hapësinor Urbanistik të Ulqinit do të krijojnë parakushtet për fillimin e papenguar të ndërtimit të centralit. Fillimi i punimeve u planifikua në fund të këtij viti, ndërsa me kontratë u precizua koha e ndërtimit të fazës së parë prej 50 MW është 18 muaj”, transmeton “Dnevne Novine”.
Thuhet se vlera e investimit është 180 milion euro, ndërsa pjesëmarrja e kompanive vendase është 30 milion euro.