Të hënën solemnisht filloi punën Centrali me erë “Mozhur”, i dyti për nga madhësia në vend.
Centralin e lëshuan në punë ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq dhe ministri i energjetikës dhe furnizimit me ujë të Maltës, Xho Mici, ndërsa në solemnitet ishin të pranishëm edhe kryeministrat e dy vendeve, Dushko Markoviq dhe Xhozef Muskat.
Centrali me erë Mozhur është objekt prodhues me fuqi 46 MW, i cili përbëhet nga 23 njësi me fuqi prej 2 MW secila.
Investimin e realizuan kompania shtetërore e Maltës “Enemalta” dhe kompania “Malta Montenegro Wind Park”, me seli po ashtu në Maltë.