Muajin e ardhshëm do të nis prodhimi komercial i energjisë elektrike në centralin me erë në Mozhur, njoftohet nga kompania Enemalta plc.
Ky objekt me 23 gjeneratorë me erë për momentin është në fazën e punës provë.
Meqë vlera e këtij investimi është 89 milion euro, Komuna e Ulqinit, mbi bazën e tatimit në patundshmëri për centralin me erë, do të vjelë rreth gjysmë milioni euro në vit.