Të hënën solemnisht do të fillojë punë Cetrali me erë “Mozhur”, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Të pranishëm gjatë këtij akti do të jenë kryeministrat e Malit të Zi dhe të Maltës Dushko Markoviq dhe Xhozef Muskat, ministrat në Qeveritë e tyre, si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.
Centrali me erë Mozhur është objekt prodhues me fuqi 46 MW, i cili përbëhet nga 23 njësi të veçanta, me fuqi nga 2 MW.
Investimin e realizojnë kompania shtetërore nga Malta “Enemalta” dhe kompania “Malta Montenegro Wind Park”, me seli po ashtu në Maltë.