Edicioni i 25-të jubilar i Panairit të Librit nëUlqin u mbyll me sukses edhe këtë vit. Viti 2026 shënoi 25-vjetorin e themelimit të këtij panairi, i cili u shoqërua me një program të pasur kulturor, që përfshiu përurime librash, mbrëmje autorësh dhe evente muzikore.
Në mesin e ekspozuesve të shumtë të librave, u dalluan edhe botuesit nga Ulqini, të përfaqësuar përmes “Ul-info” dhe “Art Club-it”. Këta botues dëshmuan seriozitetin e kësaj veprimtarie perms botimeve të reja të realizuara që nga viti i kaluar. Shitja e librave ishte e kënaqshme, ndërsa interesimi për botimet me tematikë nga Ulqini dhe rrethina e tij ka qenë dominuese.
Vlen të veçohet fakti se gjatë këtij çerek shekulli të këtij panairi, për here të pare vlerësohet me çmim një botim ulqinak. Bëhet fjalë për çmimin “Dega e ullirit”, i cili jepet për letërsinë për fëmijë dhe të rinj, konkretisht për veprën “Aventurat e Dorartit” të autorit Gazmend Çitaku, libër që u shpall më i miri në këtë kategori.
Le të shpresojmë se ky libër do të sjellë fat dhe se çdo vit një botim ngaUlqini do të kurorëzohet me çmime.
Panairi i Librit në Ulqin për vitin 2026 u mbajt nga data 5 deri më 9 gusht 2026.








