Në ceremoninë e madhe në Serik, sot është nënshkruar protokolli i binjakëzimit të komunës turke dhe Ulqinit. Dokumentin e kanë nënshkruar kryetarët e komunave Fatmir Gjeka dhe prof. dr. Ramazan Çelik.
Ato thanë që presin se në periudhën e ardhshme këto dy komuna do të kenë bashkëpunim të afërt, sidomos në fushën e ekonomisë dhe kulturës.
Dje delegacioni i komunës së Ulqinit është pranuar tek guvernatori i regjionit Antalia, ndërsa ishte edhe n[ë bisedime me guvernatorin e distriktit Serik.
Me programin e vizitës është parashikuar që Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij të pranohen edhe tek shefi i diplomacisë turke Mevlut Çaushogllu.