Në praninë e donatorëve nga Turqia, zyrtarëve të lartë të Bashkësisë Islame, përfaqësuesve të kishës katolike dhe ortodokse, zyrtarëve të komunës, pelikanëve dhe punonjësit publik dhe të qindra qytetarëve, të mërkurën u mbajt ceremonia me rastin e vendosjes së gur-themelit për Medresenë hë të e ardhshme në Fushë të Ulqinit.
Punimet me vlerë prej 1.2 milion euro në këtë ndërtesë të madhështore do ti financoj “Shoqata e miqve të kulturës dhe arsimit” nga Stambolli. “Ky do të jetë vendi ku do të arsimohen nënat e ardhshme”, tha udhëheqësi i kësaj shoqate Sahim Bahadir. Ai shtoi që me medresenë do të ndërtohet dhe xhamia, për të cilën që tani ekziston projekti.
Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijaz Tanilir tha që medreseja është shenj i miqësisë dhe dhuratë nga populli i Turqisë popullit të Ulqinit.
Sipas fjalëve të Kryeimamit të Ulqinit Ali Bardhi, me ndërtimin e medresesë do të ringjallet tradita në Ulqin dhe njëkohësisht do të përshtatet jeta me nevojat e së ardhmes.
Në tubim folën dhe Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe reisi i Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq, fjalimi i të cilit ishte i papërshtatshëm për kësi lloj tubimi.
Pritet që punimet për ndërtimin e medresesë (shkollës së mesme islame) të cilën e projektuan arkitektët nga Ulqini Valon Buzuku dhe Beqir Brashnjani, mund të përfundohen në verën e vitit të kaluar.
Të mërkurën po ashtu u shënua solemnisht dhe njëvjetori i rindërtimit të Xhamisë së marinarëve në Ranë.