“Çështja K1”: MË SHUMË SE TRE DEKADA PROCESI ËSHTË ZHVILLUAR PARA GJYKATËS JOKOMPETENTE

“Çështja K1” për më shumë se tre dekada rrinte varur si shpata e Demokleut mbi Komunën e Ulqinit.

Si përfundim, në vitin 2019 administrata vendore i pagoi 6,4 milion euro në llogarinë e kompanisë “Rekreaturs“ AD Budva.

Mirëpo, kjo vlerë është shumë e vogël nga vlerësimi i ekspertit financiar gjyqësor Predrag Hajdukoviq. Ai, për shembull, llogariti se Komuna e Ulqinit duhet t’i paguajë Atlas grupit, pjesë e të cilit ishte “Rekreatursi”, 10,5 milion euro për dëmin e shkaktuar.Atlas Banka

Por, avokatët e kësaj vetëqeverisje vendore pohonin se pothuajse i tërë procesi gjyqësor është zhvilluar para gjykatës jokompetente!?

“Gjykata Ekonomike në Podgoricë nuk është kompetente për këtë kontest i cili u krijua si rezultat i marrëdhënieve administrativo – juridike, përmes procesit administrativ. Për përcaktimin e përgjegjësisë administrative të Komunës zbatohen rregullat nga e drejta administrative”, tha avokati nga Podgorica, përfaqësues i palës mbrojtëse, Filip Jovoviq.

Vendimin për anulimin e lejes për ndërtimin e vendbanimit në Plazhin e Madh, njëqind metra nga deti, e solli Komiteti i atëhershëm Republikan për Urbanizëm, Ndërtimtari dhe Punë Banesore Komunale në Titograd (Podgorica e sotme), në prill të vitit 1984, si dhe u vërtetua me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, që do të thotë, siç pohon Jovoviq, se bëhet fjalë për vendim të prerë sa i përket ligjshmërisë së aktit administrativ.Vrhovni sud Crne Gore

Duke pohuar se është e pakuptueshme që për më shumë se tre dekada Gjykata Ekonomike po e udhëheq këtë proces, si dhe që madje tre herë po sjell vendimin, avokatët e Komunës vlerësuan si skandaloze se kjo nuk u vërejt nga ana e instancave më të larta gjyqësore.

Komuna dhe deputetët nga Ulqini njoftuan me tërë çështjen të gjithë institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe ambasadat e huaja.

Reagimi mungoi. Aktgjykimi u soll në Gjykatën Supreme. Tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do