CGO: ZENEPA LIKA SHPËRBLEHET PËR AKTIVIZMIN QYTETARË

CGOAktivistja ekologjike Zenepe Lika, Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve (CZIP) dhe doktor Milena Popoviq Samarxhiq janë fitues të Qendrës për Arsimim Qytetar për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të aktivizmit qytetar në kuadër të Festivalit të 10 për të Drejtat e Njeriut (UBRZAJ).

Lika duke u falënderuar për shpërblimin në gjuhën malazeze dhe shqipe tha se dëshiron të ndajë çmimin me të gjithë qytetaret dhe qytetarët e lirë dhe aktiv të Malit të Zi të cilët nuk kanë vëmendjen e opinionit, por janë aktiv, dhe në mënyrë të vet luftojnë për botën më të mirë dhe më humane.

“Për mjedisin e shëndetshëm jetësor ato nuk mbyllin sytë para padrejtësisë, çojnë zërin dhe flasin për të drejtat e njeriut, të cilat janë të drejta universale, edhe këtu tek ne në Mal të Zi”, theksoi ajo.

Lika mendon se fryma e lirë po përhapet. “Për çdo ditë jemi më shumë, dhe shpresoj se për çdo vit do të jemi më shumë, sepse kjo që ka rëndësi vitale. Ne jemi ato qytetarë të cilët mund ta ndryshojmë botën për mirë. Vetëm me qytetari aktive, mund të mbrojmë vlerat universale, të drejtat e njeriut, të drejtën për mjedisin jetësor dhe mbrojtjen e natyrës. Besojmë në fuqinë tonë”, tha ajo gjatë ndarjes së çmimeve në Teatrin Popullor Malazez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi