Në botimin e CID-it malazez pak kohë më parë nga shtypi doli libri “Kanuni i Lekë Dukagjinit” në gjuhën malazeze dhe shqipe.
Kjo vepër, të cilën e përgatiti Shtjefen Gjeçovi, e përktheu nga shqipja në gjuhën malazeze Agron M. Camaj.
Kanuni, siç thekson në parathënien historiani Surija Pupovci, është ligji zakonor i pashkruar i krijuar në praktikën e gjatë të fiseve nga veriu i Shqipërisë me ndikime lokale të njerëzve dhe institucioneve.