Në Kongresin e 7 të Partisë demokratike të socialistëve (PDS) fjalime të rastit kishin drejtuesit e disa partive shqiptare.
Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka tha se PDS-ja arriti të krijojë partneritet me partitë e pakicave, duke përmendur se kryetari i PDS-së dhe kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka kontribuar në krijimin e shtetit multietnik.
Ai shtoi se Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë partner, sidomos në realizimin e integrimeve euroatlantike.
Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka uroi që PDS-ja të dal nga ky Kongres më e fortë dhe më e mençur. “Pakicat kanë ditur të vlerësojnë çdo gjë që PDS-ja ka bërë për ta. Kanë mbetur edhe shumë punë të papërfunduara të cilat duhet ti përfundojmë së bashku”, tha ai.
Deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj, i cili edhe në emër të Forcës e përshëndeti Kongresin, tha se partitë shqiptare edhe këtë herë ia shtrinë dorën e bashkëpunimit partive të koalicionit në krye të së cilit është PDS-ja.