Në Mal të Zi nga e marta do të vlejnë çmimet e reja për të gjitha llojet e karburantit, kështu që çmimi i eurosuperit 98 dhe 95 do të jetë më i shtrenjtë për tre cent dhe do të kushtoj 1,44 dhe 1,41.
Për një litër eurodizel do të paguhet 1,32 që është po ashtu për tre cent më shtrenjtë se deri tani.
Në këtë periudhë të llogarisë financiare më së shumti do të shtrenjtohet eurodizeli për përdorim komercial, kështu që në vend të 0,97 euro do të kushtoj 1,01 euro, që është për katër cent më shumë, shkruajnë mediet malazeze.