Në Mal të Zi ekziston nevoja e madhe për përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe kujdesit ndaj klientit në turizëm, kanë vlerësuar nga Dhoma e zanatit dhe sipërmarrjes dhe Shoqata e hoteleve të Malit të Zi.
Fituesi i certifikatës për sigurinë e ushqimit që e japin këto organizata për këtë vit, në mes tjerëve, është edhe hoteli “Otrant” në Ulqin, ndërsa certifikatën e kujdesit ndaj klientit e fitoi hoteli “Laguna” në Shtoj.
Në garë kanë marrë pjesë 90 ndërmarrje nga nëntë qytete të regjionit ndërkufitarë me Shqipërinë, përkatësisht 67 hotele dhe 23 ndërmarrje.
Projekti ndërkufitarë IPA me Shqipërinë për plasmanin e prodhimeve të përbashkëta turistike në tregun ndërkombëtar ka filluar me 15 prill të vitit të kaluar, ndërsa përfundon të enjten. Vlera e tij ishte rreth 300 mijë euro.