ÇMIMI: ERSTE BANKA PRAPË MË E MIRA NË MAL TË ZI

Aleksa LukicErste Banka AD Podgoricë është fitues i çmimit “Banka më e mirë në Mal të Zi” për vitin 2014, të cilin e jep revista financiare “Euromoney” në kuadër të përzgjedhjes vjetore “Çmimi për përsosmëri”, lajmëron TV MZ.

Drejtori ekzekutiv i Erste bankës, Aleksa Lukiq, ka thënë që janë krenar që opinioni profesional ka njohur cilësinë e punës të këtij institucioni financiar. “Ky është çmimi i tretë të cilin Erste banka e fiton nga revistat e njohura botërore financiare dhe është edhe një dëshmi i strategjisë së drejtë të punës të cilën po e bëjmë”, tha Lukiq, i cili, përndryshe, është kryetar i Shoqatës së bankierëve të Malit të Zi.

“Euromoney” është një nga revistat mujore kryesore e cila merret me banka, financa dhe tregun e kapitalit.

Para këtij çmimi, Erste banka për rezultate të shkëlqyera fitoj shpërblimin “Banka më e mirë në Mal të Zi” për vitin 2013 nga ana e revistës “The Banker”, si dhe për vitin 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi