Çmimi i Austrisë për Ulqinakun: LUKIQ FITOI DEKORATËN E ARGJENDTË

a024_01-199x300Ambasadori i Austrisë në Podgoricë Johan Frelih ia dorëzoi dekoratën për merita të Republikës së Austrisë drejtorit kryesor ekzekutiv të Erste bankës në Mal të Zi Aleksa Lukiqit për kontributin në fushën e marrëdhënieve austriake-malazeze.

Çmimi Lukiqit iu dorëzua me rastin e Ditës së Republikës së Austrisë, e cila u festua të enjten në Podgoricë.

Në manifestim morën pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik, partive politike, bashkësive fetare dhe mysafirë tjerë të shumtë.

Ky Ulqinak tesh disa vite është drejtor i bankës më të suksesshme në vend dhe kryetar i Shoqatës së bankave në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi