Çmimi i ujit në Ulqin: MË I ULËTI NË BREGDET

Uji, voda, VodacomSipas të dhënave të OJQ “Shoqata për përmirësimin e furnizimit me ujë, trajtimit dhe derdhjes së ujërave të zeza të Malit të Zi”, çmimi i kubikut të ujit për amvisëri në Ulqin në tarifën verore është 0,77 euro+7% tatim mbi vlerën e shtuar, ndërsa në atë dimërore 0,67 euro/m3+7% TVSH.

Çmimi i ujit për amvisëri në Tivar është 0,80E/m3, në Tivat njëjtë, në Herceg-Novi çmimi i ujit për amvisëri me kanalizim dhe TVSH është 1,05E/m3, derisa për të njëjtin shërbim në Kotor duhet paguar 1,66E/m3.

Sipas këtyre të dhënave Budvanët pinë ujin më të shtrenjtë në bregdet: 1,34E/m3 sipas tarifës dimërore, madje 2,09E/m3 sipas tarifës verore.

Përndryshe, kubiku i ujit për amvisëri në Podgoricë kushton 0,41.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi