Shoqata sportive – rekreative “Belvi”ja dorëzoj Munib Abazoviqit çmimin për rezultatet e arritura në skenën kulturore të Ulqinit në vitin e kaluar.
Është theksuar që Abazoviq me aktivitetet e veta ka dhënë kontribut të veçantë që Ulqini të njihet si destinacion kulturor.
Kohën e fundit ai ka realizuar dy arritje të mëdha: koreodramën “Kalendari” dhe festimin e “Ditës së flamurit”, më 28 nëntor 2013, ndërsa po përgatit vendosjen në skenën teatrale dhe legjendën për Servantesin dhe qëndrimin e tij në Ulqin.
“Jam shumë i lumtur për shkak të këtij çmimi dhe faktit që dikush e vëren punën time. Do të isha shumë më i kënaqur sikur falënderimi të kishte ardhur nga ndonjë institucion komunal”, tha Abazoviq.