Media më e njohur në gjuhën franceze e cila përcjell ngjarjet në juglindjen e Evropës, Courrier des Balkans, shpalli kryeredaktorin e Portalit Ul-info, Mustafa Canken, njërin nga 13 heronjtë e Ballkanit për vitin 2021.
Ai, siç vlerësoi ky medium, ishte zemra e mobilizimit në rastet e Valdanosit dhe Kripores.
Shtohet se Canka ka paralajmëruar për rrezikun nga plastika dhe kërkimet e naftës në Detin Adriatik, si dhe ka shkruar librin për marrëdhëniet interkulturore në Ulqin dhe Tivar.