Cungu: AKTIVITETET E SHUMTA KULTURORE DHE ARGËTUESE NË ULQIN

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka shprehur kënaqësinë me suksesin e festivalit treditor “Marubi End Season Fest”, qëllimi i të cilit, siç tha, është që sezoni në rivierë të Ulqinit të zgjas më shumë.

“Vitet e kaluara kishim ankesat e turistëve për jetë të dobët kulturore dhe argëtuese. Për këtë që pa filluar vera kemi organizuar manifestimin “Të gjithë për turizëm”, ndërsa gjatë sezonit kryesor kishim aktivitete të shumta në këtë fushë”, tha ai për “Vijesti”.

Cungu shtoi që me manifestimin e fundit simbolikisht është shënuar fundi i sezonit. “Besoj që e kemi përmirësuar shumë përshtypjen dhe në mënyrë cilësore e kemi pasuruar ofertën tonë”, vlerësoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi