Forca e re demokratike ka paralajmëruar që të mërkurën dhe të enjten do të mbaj tubimet e veta promovuese. Për 23 janar është planifikuar mbajtja e tubimit në Katërkollë, ndërsa një ditë më vonë në Ulqin.
Sipas fjalëve të liderit të kësaj parti Nazif Cungu, fushata dhe aktivitetet e bëra deri tani për qytet janë garant i pritjeve të mira zgjedhore. “Mbas ndalimit të shkatërrimit të qytetit, është koha për zhvillim të komunës”, tha ai.
Cungu, siç raporton ”Pobjeda”, ka thënë që është shumë herët të flasim për koalicionet e mundshme pas zgjedhore.