Cungu: FTOJ PROKURORIN TË HETOJ RASTIN SHAS

cungu-optuzio-bivsu-vlast-ucjene-korupciju-bezakonje-slika-102398Reagim  lidhur me paraqitjen e fundit te Kryetarit te këshillit komunal te PSD ne Ulqin Selim Resulbegoviqit lidhur me gjoja keqpërdorimet gjatë hartimit te  studimit te lokacionit Shas

Per hir te  opinionit  jam i obliguar  te sqaroj pohimet e fundit dhe  mashtrimet e Selim Resulbegoviqit ne debatin publik ne televizionin Teuta.

Gjatë  vitit 2007, ne bazë te kontratës së shitblerjes  jam  bërë  pronar i truallit  ne lokalitetin Shas, në një sipërfaqe prej rreth 51.000 m2 respektivisht i  parcelës katastrale  602,603/1,603/2,604/2,dhe 605,606/1,606/2 dhe 606/3 me listen  e patundshmerisë  26 KK Shas.

Me planin  hapësinor  te Komunës se Ulqinit te vitit 1999, ne këtë lokalitet  është paraparë  ndërtimi  i kapaciteteve turistike.

Me 16.07.2007, së bashku me  pronarin e  parceles fqinje  i kemi derguar  kerkese Sekretariatit per urbanizem  te komunës se Ulqinit  për hartimin e  studimit të lokacionit  për  eko qendër turistike , në sipërfaqe prej  rreth 61,424 m2, respektivisht  në  rreth 51.000m2 toke ne pronësine time  dhe rreth 10.000m2 toke  ne pronësi te  parcelës fqinjë.

Me 14.09.2009 me aktin  nr.01-4395/1-09 te datës 14.09.2009 Kryetari i Komunes se Ulqinit Gëzim Hajdinaga sjell  vendim  që te punohet  studimi i lokacionit  për  qendren eko turistike  ne lokalitetin e Shasit  në sipërfaqen  prej 82.811 m2 nga të cilet  rreth 50.000m2 ne pronësine time  dhe pronarit  te parcëles  fqinje, si dhe 32.000m2 kinse  tokë e kontestuar e komunës. Me këte rast  rreth 10.000m2 e tokes  time  nuk ka  hyrë në  këtë studim te lokacionit , sepse nuk ka qene e  perfshirë  me planin  hapësinor  nga viti 1999.

Arsyeja  përse kryetari i atehershem  në këtë studim  te lokacionit  ka përfshire  dhe sipërfaqen  në pronësi  te komunës  te cilën  unë nuk e kam kërkuar  mua nuk me është e njohur. Vlerësoj se me këtë nuk ka  dëshiruar të  më  beje  nder, kur kemi  parasysh  maredhenijet tona  ne atë kohë.

Pas  ardhjes tonë në pushtet  në vitin 2011, vetëm kemi vazhduar  procedurëne nisur  nga pushteti i mëparshem. Kemi shpallur  tenderin  për   zgjedhjen e  përpunuesit te planit, kemi  bërë  diskutimin publik, kemi  marrë pergjigjen  nga Ministria  e rregullimit hapësinor  dhe pas kësaj plani  është dërguar  ne Kuvend, ku njëzeri është miratuar. Fakti  qe njëzeri eshte miratuar  nga te gjithë subjektet  politike  flet  mjaft  per  transparencen dhe  ligjshmërinë e tij, sepse  mos të ishte kështu , sigurisht  që dikush do  të gjinte  te thoshte  per keqpërdorimet eventuale.

Vetem  atyre të cilët nuk i njohin procedurat  mund ti shitet prralla  qe  gjatë  hartimit te  dokumentit urbanistik  mund te vij deri tek  ndryshimi i  pronarit te pronës.  Ata 32.000m2 tokë e komunës  ka qenë dhe do të mbetet  e tille  dhe se ajo nuk mund te ndryshohet me  dokumentin urbanistik, sepse  nje gjë te tillë sigurisht qe nuk do të ma bënte paraardhësi  im, me te cilin  kam qenë kundërshtari  me i madh. Nese Komuna  eventualisht  vendos  qe kjo tokë te shitet, duhet qe te aplikohet procedura  ligjore  sipas ligjit per pasurinë shtetërore.

Kete sigurisht qe e din dhe Z. Resulbegoviq, por  qëllimi i tij nuk ka qene  që te zbulojë gjoja  keqpërdorim milionesh , por  me paraqitjet teatrale  të shkaktoje huti  ne rradhë te qytetareve te thjeshtë  te cilët nuk merren vesht  ne kete materie, dhe në kete menyre te fitoje  poene  te ulta politike.

Ne menyre publike ftoje  prokurorit  shtetëror, qe deri ne detale te beje vlerësimin e kësaj lande dhe deri me 26 janara gjegjësisht para zgjedhjeve lokale te njoftoi qytetaret se kush flet  te vërtetën  ne kete rast.

Përndryshe  i tërë  dokumentacioni ne  fjalë eshte  publik  dhe  mund te  shihet  dhe te fotokopjohet  ne Sekretariatin  per urbanizem.

Pas konferencës, gazetarët nga Sekretari i sekretarijatit për urbanizëm Valon Buzuku fituan konfirmimin e thënieve të kryetarit, dhe u bindën në ligjshmërinë e mbarë procesit të prurjes së studimit të lokacionit për Shas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…