Kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka deklaruar në TV të Malit të Zi që lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka është protagonisti kryesor i zgjedhjeve të parakohshme në komunën e Ulqinit. “Ai mendon që është në kulmin e fuqisë që të vij në pushtet dhe të emërohet kryetar i komunës. Për këtë arsye Gjeka i bënë të gjitha përpjekjet që ta rrëzoj pushtetit aktual”, tha Cungu.
Sipas fjalëve të tija, dikush trembet që Forca për shkak të rezultateve të mira në kryerjen e qeverisjes lokale do të forcohet më tej, ndërsa ato do të mbesin në njërën anë dhe do të humbin. “Ato mendojnë që prapë mund ta mashtrojnë popullin me parulla lokaliste. Por, unë jam i bindur që populli do të jap përgjigje në pajtim me atë çfarë unë flas, e ky është zhvillimi i cili mungon Ulqinit tash 20 e ca vite”, vlerësoi Cungu.